Teknologji

Dredhia e 1 Prillit e Google është loja Snake në aplikacionin Maps

Nga të gjitha dredhitë e 1 Prillit, Google ka më të spikaturën. Motori i kërkimi tha se përdoruesve mund të luajnë lojën Snake në aplikacionin Google Maps thjeshtë duke klikuar butonin në cepin e majtë lartë brenda aplikacionit.

Më pas duhet të përzgjedhin opsionin “Play”. Nëse ai ende nuk shfaqet për ju, përpiquni të mbyllni dhe rihapni aplikacionin Google Maps.

Sapo të keni hyrë brenda lojës do tu shfaqen qytete të ndryshme ku të luani si Kajro, Londër, San Francisco, Sao Paolo, Sidnei dhe Tokio.

Trenat që përfaqësojnë gjarprin kanë pamje të ndryshme sipas qyteteve të ndryshme. Objektet gjithashtu kanë formën e disa prej zonave atraktive të qyteve në fjalë.

Loja është e disponueshme në Google Maps në iOS dhe Android por mund ta hapni edhe në shfletuesin tuaj duke klikuar këtë lidhje.

Google tha se loja do të ofrohet vetëm për një javë por versioni në ueb do të ofrohet për më shumë kohë. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply