Lajme nga Bota

E dyshuara për vrasjen e Kim Jong Nam-it nuk dënohet me vdekje

Doan Thi Huong, gruaja vietnameze e vetme e dyshuar për vrasjen e Kim Jong Nam-it, gjysmë-vëllait të liderit verikorean, Kim Jong Un ka pranuar fajësinë për një akuzë më të lehtë në gjykatën në Malajzi, prandaj avokati i saj ka thënë se ajo mund të lirohet në muajin e ardhshëm.

Huong është përballur me akuzë për vrasje, për të cilën nëse do të ishte dënuar, do të ndëshkohej me dënim me vdekje.

Mirëpo Houng ka pohuar me kokë derisa përkthyesi i ka lexuar akuzën e re: pjesëmarrje vullnetare në një plagosje me armë të rrezikshme, agjent nervor, VX.

Gjyqtari, Azmi Ariffin e ka dënuar Huong me tre vjet dhe katër muaj burgim nga dita ku ajo është arrestuar më 15 shkurt të vitit 2017.

Avokati i Huoungut, Hisyam Teh Poh Teik ka thënë se klientja e tij pritet të lirohet në javën e parë të muajit maj, pas zvogëlimit të burgimit për sjellje të mirë.

“Jam e lumtur”, ka thënë Huong, 30-vjeçare teksa është larguar nga dhoma e gjykatës, përcjell rel.

Huong është e vetmja e dyshuar që është në mbajtje për këtë rast, pas vendimit befasues të prokurorit të përgjithshëm në Malajzi, për të hedhur poshtë akuzat kundër indonezianes, Siti Aisyah më 11 mars.

Në akuzën fillestare, të dyja gratë janë akuzuar për bashkëpunim me katër verikoreanë për vrasjen e Kim Jong Namit me agjent nervor VX, duke i hedhur këtë substancë në fytyrë, teksa ai ka qenë në aeroport më 13 shkurt të vitit 2017.

Gratë kanë thënë se kanë menduar që janë duke marrë pjesë në një mashtrim qesharak për ndonjë emision televiziv.

Kim Jong Nam ka qenë djali më i madh i familjes verikoreane që tani është në pushtet.

Ai ka jetuar jashtë shtetit për vite të tëra dhe mund të jetë parë si kërcënim për udhëheqësinë e Kim Jong Un-it.

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply