Lajme nga Bota

Edhe 80 vjet pas luftës në Spanjë vazhdojnë të largohen bombat

Sot shënohet 80-vjetori nga përfundimi i luftës civile spanjolle, por autoritetet në këtë vend vazhdojnë të çaktivizojnë më shumë se 1,000 bomba të pashpërthyera dhe pajisje të tjera shpërthyese nga kjo periudhë çdo vit.

Në tekstin e sotëm me titull “Trashëgimia më eksplozive e luftës civile”, gazeta spanjolle “El Pais” përkujton një numër bombash të pashpërthyera nga kjo periudhë, duke specifikuar në veçanti rastin kur u gjet një predhë disa dekada më parë pranë Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Madridit.

Gazeta shkruan se Garda Civile ka shkatërruar rreth 35.000 pajisje shpërthyese që nga viti 1985 dhe 80 për qind e tyre ishin armë nga Lufta Civile.

Në kundërshtim me pritjet, numri i zbulimeve të reja të pajisjeve shpërthyese nuk është zvogëluar me kalimin e kohës, pasi regjistrohen rreth 1,000 raste të reja çdo vit. /kp/Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply