Lajme nga Maqedonia

Fëmijët shënuan 1 Prillin, Ditën e gënjeshtrave


Me maska në fytyrë të inspiruar nga personazhe të ndryshme të filmave vizatimorë fëmijë të moshave të ndryshme “vërshuan” çerdhet, shkollat e rrugët e të gjitha qyteteve për të shënuar 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave.

Në sheshin e Shkupit pati program të posaçëm me këngë e valle. Një pjesë e fëmijëve
përmes maskave shprehnin dëshirat se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten dhe cilat ushqime i kanë më të preferuara.

1 Prilli- Dita e Gënjeshtrave nuk e ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Melihate Rustemi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply