Lajme nga Maqedonia

Fillon gara për zgjedhjet presidenciale (Video)

Sot zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend, ndërkaq kandidatët që do të garojnë në këto zgjedhje janë Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.
Fushata e Gordana Siljanovskës, e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, fillon në Ohër. Kandidati për president i mbështetur nga LSDM, BDI, Alternativa dhe PDSH, Stevo Pendarovski, fushatën e fillon nga Prilepi, ndërkaq kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, fushatën e fillon nga Shkupi.
Fushata për zgjedhjet presidenciale do të zgjas deri më 19 prill, pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe, para ditës së zgjedhjeve. Rrethi i parë i zgjedhjeve është përcaktuar për më 21 prill, ndërkaq rrethi i dytë për më 5 maj.

Sipas paralajmërimeve nga shtabet zgjedhore, kandidatët do t’i vizitojnë thuajse të gjitha vendet e banuara, do të realizojnë takime me qytetarët dhe do të mbajnë mitingje nëpër qytetet më të mëdha. Ata premtojnë për fushatë të qetë dhe të drejtë. Gjatë ditës së djeshme, pra një ditë para fillimit zyrtar të fushatës, kandidatët për president të shtetit  në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nënshkruan Kodeks për Zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Të drejtë vote kanë 1.808.131 të regjistruar në listën zgjedhore. Ndërkaq të drejtën e votës në diasporë do të mund ta realizojnë gjithësej 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi diplomatike konsullare.

Sipas shortit të KSHZ-së, në listën e votimit Reka do të jetë me numrin rendor 1, Siljanovska numër 2, ndërsa Pendarovski numër 3. Sipas ligjeve të shtetit, kandidati për president mund të fitojë në rrethin e parë, në rast se arrin të mbledh mbi 50 përqind të votave të të gjithë votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Në rast të kundërt do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, ku do të kandidojnë dy kandidatët me më së shumti vota në rrethin e parë. Pjesëmarrja në raundin e dytë duhet të jetë mbi 40 për qind që votimi të konsiderohet i vlefshëm. Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj 2019.
Më 21 prill në vend, përveç zgjedhjeve presidenciale, do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme lokale në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Ajnur Bafqari /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply