Lajme nga Maqedonia

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore –


Ka filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të 21 prillit. KSHZ-ja po bën përgatitjet e fundit për zbatimin e zgjedhjeve ndërkohë që kandidatët për president kanë publikuar agjendën e aktiviteteve të tyre. Institucioni i zgjedhjeve bën apel te partitë politike për fushatë korrekte.

Bëjmë apel deri te të gjithë partitë politike që përkrahin kandidatët që edhe ata të jenë në nivelin e detyrimeve të tyre dhe të mos i shkelin normal ligjore dhe t’i respektojnë ato”-tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Lista zgjedhore është mbyllur dhe të drejtë vote kanë gjithsej 1.808.131 qytetar. Prej tyre 1 726 696 do të votojnë në ditën e zgjedhjeve kurse të tjerët janë në anekse të posaçme dhe do të votojnë një ditë përpara. Për arritjen e censusit prej 40% në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të duhet të votojnë 723.252 persona. Të drejtë vote në diasporë kanë fituar 1781 votues në 32 përfaqësi konsullore dhe diplomatike.

Përgatitjet në mënyrë paralele me presidencialet zhvillohen edhe në tre komunat, Ohër, Dibër dhe Novo Sellë, ku do të mbahen zgjedhje për kryetar komune.

Presim që në ditët të vijim të kryhen të gjitha procedurat rreth materialit të besueshëm zgjedhor. Siç e dini, procedurë normale është shpallja e tenderave dhe besoj që në këto dhjetë ditë do të kalojnë të gjitha procedurat ligjore që të mundet materiali i besueshëm dhe të gjitha materialet e tjera të jenë të gatshme për ditën e zgjedhjeve”-pohoi Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së .  

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet komunale do të mbahen më 21 prill kurse rrethi i dytë i presidencialeve, më 5 maj.

Fatlume Dervishi

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply