Lajme nga Shqipëria

Historiku/ Nga sot çdo aksident rrit çmimin e siguracionit

E hëna e 1 Prillit shënon nisjen e krijimit të historikut të automjeteve. Kjo do të thotë se çdo mjet do të ketë historikun e vetë, për mënyrën e përdorimit të rrugës nga drejtuesi i tij, për zbatimin e rregullave të qarkullimit, shkeljet, aksidentet etj dhe siguracioni i automjeteve do të paguhet në bazë të dëmeve që çdonjëri prej tyre shkakton. Kështu siguracioni i mjetit do të kushtojë më shtrenjtë nëse drejtuesit e mjeteve bëhen autorë aksidentesh dhe e kundërta nëse janë drejtues pa risk. Për drejtuesit e automjeteve udhëzimi që

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar dhe që i hap rrugë sistemit bonus-malus vlerësohet si një nismë e duhur.
Shofer 1- Ai që bën aksidente duhet të paguaj më shumë dhe ai që nuk bën nuk duhet të paguaj sepse nuk mund të jemi njësoj si unë që vajta 10 vjet që skam bërë një aksient, më ka ruajtur fati me një tjetër që bën 1 herë në javë.

Shoferi 2- Shumë mirë ashtu duhet. Kush bën aksident ta ketë më lartë, kurse ai tjetri të ketë në tarifë pak më poshtë.

Shoferi 3- Është më e mira se unë nuk do paguaja fare sepse nuk bëj as aksidente dhe as gjoba s’marr.

Shofer 4- E vlerësoj mirë për shtetin dhe për individet. Asnjëhere nuk kam bërë aksidente.

Shofer 5- Besoj se është e drejtë sepse ai që është shofer i rregullt nuk ka pse paguan një kuotë për të gjithë të tjerët. Kjo shpërndarja personale më duket më e mirë.

Shofer 6- Paguajmë të njëjtën, unë që nuk bëj me atë që bën aksidente. Arsyeja? Ai që s’bën të ketë më shumë kujdes. Ai që bën pastaj thotë unë njëlloj e paguaj. Derisa e paguan njëlloj si bën përshtypje edhe ta gërvishti makinën.

Do të duhet një vit kohë për krijimin e historikut për shoferët dhe më pas në 1 Prill 2020 do të nisë të reflektohet ky sistem tek tarifa e siguracionit të makinës.

Shoferi 1- Shumë e vonuar për mua sepse jashtë shtetit është bërë më shpejt.

Shoferi 2- Tani në Shqipëri çdo gjë e vonuar është.

Shoferi 3- E vonuar është se duhet të ishte bërë më përpara.

Shoferi 4- Përballë Europës është i vonuar.

Shoferi 5- Rëndësia ka që do bëhet ajo që është më e mirë. Pastaj vonë apo shpejt është relative.

Krijimi i këtij mekanizmi të ri ka për qëllim që të stimulojë shoferët e ndërgjegjshëm dhe të penalizojë shoferët me një historik të keq të drejtimit të mjetit. Sistemi “Bonus-Malus” pritet te japë efekte pozitive e të ndikojë në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply