Lajme nga Bota

Hitleri vrau 6 milionë hebrenj, por fali vetëm 1

Diktatori nazist Adolf Hitler refuzoi të vizitonte kampet e shfarosjes dhe gjithashtu kërkoi shkatërrimin e dokumenteve që kishin të bënin me Holokaustin. Në një rast diktatori gjerman madje rrëzoi një të verbër me karrocë, i cili pritej të transportohej drejt kampeve të përqendrimit.

Në dokumentarin e ri që po bëhet për Hitlerin, thuhet se asnjëherë nuk vizitoi një kamp përqendrimi, ku gjashtë milionë hebrenj u masakruan para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe miliona të tjerë u prekën dukshëm nga vendimi i çmendur i tij.

Detajet e reja të jetës së liderit nazist kanë dalë në dritë në dokumentarin e quajtur “Private Lives”.

Aty dokumentohet fëmijëria abuzive e Hitlerit, aspiratat artistike dhe marrëdhëniet me disa gra të reja.  “Ndërsa mizoritë po kryheshin në emër të tij, ai kurrë nuk vizitoi një kamp shfarosjeje. Hitleri kurrë nuk donte të ballafaqohej me realitetin brutal të asaj që po ndodhte. Ai vetëm donte të dinte se urdhri i tij po kryhej”, tha prezantuesi Tracy Borman.

Besohet se i vetmi hebre që Hitleri shpëtoi ishte një mjek i quajtur Eduard Bloch, i cili kishte trajtuar nënën e tij për kancerin e gjirit, madje edhe duke ndihmuar atë që të emigronte në Amerikë në vitin 1940.

Dosjet tregojnë se ai hante një mëngjes të pazakontë; me dy gota qumështi të vakët, deri në 10 biskota “Leibniz” dhe një copë çokollatës, që e konsumonte në këmbë. Gratë e shumta në jetën e Hitlerit gjithashtu janë në qendër të vëmendjes, duke parë disa nga marrëdhëniet e tij më të ngushta, përfshirë këtu edhe me mbesën e tij. /tch/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply