Lajme nga Shqipëria

I vuri zjarrin Darëzezës, kapet i moshuari me të njëjtin mbiemër

FIER

Policia e Fierit i ka vënë prangat autorit të zjarrvënies së pyjeve në Darëzezë. E për ironi të fatit autori i zjarrvënies ka të njëjtin mbiemër si zona. Sipas të dhënave zyrtare Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Nazmi Darëzeza, 68 vjeç, banues në Darzezë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në fshatin Darëzezë, duke ndezur një zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 500 metra me shkurre e ferra duke rrezikuar edhe pyllin me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply