Sports

Ideja e çmendur e Man.United, shkëmben Pogba me Bale dhe Kroos – Balkanweb.com

Do të jetë një verë e nxehtë në merkaton e futbollit. Jo vetëm blerje, pasi klubet më të mëdhenj të futbollit projektojnë edhe shkëmbime të bujshme. Një prej tyre zbulohet nga e përditëshmja britanike “Mirror”. Kjo gazetë ndërhyn në çështjen më të përfolur të javëve të fundit që lidhet me transferimin e mundshëm të Paul Pogba te Reali Madridit.

Hi Res 4fa62a65bc6de7821614f3a6e21385bc Crop Exact

Duke qëndruar në atë që raporton media angleze, Manchester United është i gatshëm të lerë të lirë mesfushorin francez, por në këmbim kërkon dy futbollistë nga klubi madrilen. Bëhet fjalë për Gareth Bale dhe Toni Kroos. Si sulmuesi uellsian, ashtu edhe mesfushori gjerman mendojnë të mbyllin aventurën e tyre spanjolle. “Djajtë e Kuq” kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë e dy futbollistëve, por edhe interesimit të fortë të Realit në drejtim të Paul Pogba, për të realizuar ndoshta shkëmbimin më të bujshëm në historinë e merkatos së futbollit.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply