Lajme nga Kosova

Koalicioni po funksionon, s’ka zgjedhje të reja

8:27, 1 Prill 2019

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka mohuar se koalicioni qeverisës ndodhet në krizë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se dallimet eventuale për ndonjë çështje të caktuar nuk do të ndikojnë në zbehjen e raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Isufi ka treguar edhe se si mund të tejkalohen këto dallime.

Nënkryetari i AAK-së nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë verë.

Sipas tij, për një gjë të tillë nuk shihet interesim as te dy partitë më të mëdha opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje.

Isufi ka theksuar poashtu se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply