Lajme nga Shqipëria

Kundër zgjatjes së hetimeve, rrëzohet ankimimi i Adriatik Llallës

Rrëzohet ankimimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llala kundër zgjatjes së hetimeve. Llalla kërkonte shfuqizimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit por Gjykata e ka rrëzuar ankimimin.

Një javë më parë, prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati afatet e hetimit për Llallën edhe për tre muaj. Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Por edhe pse tashmë Llalla ka një betejë të hapur me drejtësinë shqiptare, nga ana tjetër, ai ka nisur punën duke punësuar edhe dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Llalla ishte një nga drejtuesit u cili u sulmuar më shumë nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, duke e akuzuar haptas për korrupsion.
Adriatik Llalla i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat, ndërsa pretendimet e Lu-së i ka quajtur veprime tinzare dhe të pabazuara duke shtuar se ai po bën rolin e gjykatësit dhe të prokurorit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply