Lajme nga Kosova

Ndrecaj hedh dyshime mbi vrasjen e vajzës së tij (VIDEO)

18:31, 1 Prill 2019

Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova ka folur për rastin e rëndë.

Ai ka hedhur dyshime lidhur me momentin kritik dhe ka thënë se nuk ka qenë njeriu i vetëm i pajisur me armë zjarri.

Ndrecaj thotë se edhe miqtë e tij kishin shtënë me armë zjarri, ndonëse në asnjë moment Gjykata nuk e ka konstatuar këtë. Ai shfaqi dyshime serioze nëse plumbat e tij e vranë vajzën nëntëvjeçare Klara, përderisa e pranon vrasjen e gruas Valbonës.

Detajet mund t’i ndiqni në videon më poshtë, në intervistën ekskluzive të Pjetër Ndrecajt dhënë për Klan Kosova, e realizuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply