Lajme nga Kosova

Pas vendimit të taksës ka rritje të numrit të të punësuarve – korrigjimi i kufirit, ide e vdekur

10:29, 1 Prill 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas vendimit të tij për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë, ka pasur ndikim pozitiv në ekoniminë vendore.

Ai ka deklaruar se pas këtij vendimi, është rritur edhe numri i të punësuarve në masë të madhe, njofton Klan Kosova.

”Që pas vendimit të taksës, është rritur numri i të punësuarve në masë të madhe, në ekonominë vendore”.

Më tej Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet për qëndrimin e deputetëve gjermanë, ndaj idesë së korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

”Nuk jam zëdhënës i tyre. Nga përspektiva ime, ideja e korrigjimit të kufirit ka qenë gjithnjë e vdekur”, është shprehur, ai, njofton Klan Kosova.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply