Sports

Raporti, vrasësit e dyshuar të Khashoggit u stërvitën në SHBA – Balkanweb.com

Disa nga agjentët sauditë të përfshirë në vrasjen makabre të gazetarit Jamal Khashoggi u stërvitën në SHBA, si pjesë e planit të Washington për të ‘modernizuar’ inteligjencën saudite, shkruan një raport i ri i Washington Post.

Anëtarë të “Skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë saudite”, e cila u dërgua në Konsullatën e Stambollit më tetor të 2018 për t’u marrë me gazetarin dhe kritikun e Princit të Kurorës, Muhammed bin Salman, iu nënshtruan trajnimit në Amerikë, si pjesë e një programi të lancuar nën licensën e Departamentit të Shtetit, shkruan David Ignatius në Ëashington Post, duke cituar burime saudite dhe të SHBA-së.

Një nga kontaktet saudite të përfshira në programin e lartpërmendur mendohet të jetë edhe  gjenerali Ahme dal-Assiri, drejtuesi i inteligjencës së Riyadh, i cili është nën hetim për një lidhje të mundshme me vrasjen e Khashoggit, shkruan rt.com.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply