Lajme nga Maqedonia

Rasti i Almirit, Gjykata nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes (Video)

Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranon kërkesën e mbrojtjes në rastin e Almirit, për ndërrimin e ndihmës gjykatësit të caktuar për këtë lëndë. Në seancën e parë pasi rasti u kthye në rigjykim, avokatët e familjes Aliu kërkuan ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviq, pasi sipas tyre gjykatësi Gjorgjeviq është nga etnia e njejtë me të akuzuarin Boban Iliq, gjegjësisht nga etnia serbe dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar.

Me këtë është shtyrë edhe seanca e cila do duhej që të mbahej nesër, për më datë 15. Atëherë avokatët do të vendosin se çfarë do të ndodh, pas refuzimit të kërkesës së tyre. Avokati Asmir Alispahiq pati paralajmëruar se nëse nuk ju pranohet kjo kërkesë, ata do të shqyrtojnë mundësinë që ky proces të mos vazhdojë të zhvillohet në Gjykatën e Kumanovës.

Rasti i Almirit tani gjendet në rigjykim, kjo pasi gjykata e shkallës së dytë, vendosi që lëndën ta kthejë nga e para, duke shfuqizuar kështu vendimin e shkallës së parë. Më 5 prill të 2018-tës Gjykata Themelore e Kumanovës të akuzuarit të parë Boban Iliqit i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie, ndërkaq babain e Almirit, Sedat Aliun me 6 muaj burg dhe dy kusherinjtë e tij Abdulla Aliun dhe Sami Demiri me nga 9 muaj burg.

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushit 4 vjeçar nga Kumanova, jetën i mori aksidenti tragjik, i shkaktuar nga Boban Iliq, të cilit i kishte paraprirë një zënkë verbale mes familjarëve të Almirit dhe Bobanit.  Fillimisht, i akuzuari Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria në “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”. Emine Ismaili /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply