Lajme nga Maqedonia

Stevo Pendarovski: Nuk ka opsion më të mirë se integrimi në BE

Kandidati i pushtetit për president të shtetit Stevo Pendarovski e hapi fushatën elektorale në Krushevë. Ai gjatë fjalimit të tij tha se ka kaluar koha kur politikanët nga lartë kanë shikuar popullin dhe i kanë thënë se çfarë duhet të bëjë. Ai tha se i është bashkuar LSDM-së për shkak se ka marrë hapa shumë të rëndësishëm për të cilët gjeneratat e ardhshme do ta konfirmojnë se nuk kanë mënduar për përfitimet personale por për shtetin.

“Maqedonia e vogël në këtë moment është lajmi i vetëm pozitiv në gjith rajonin. Vetëm prej neve vinë lajme pozitive”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se partia që e mbështet kundërkandidatin e tij është kundër marrëveshjes së Ohrit dhe kundër Marrëveshjes së Prespës, dhe me këtë tha Pendarovski ata janë kundër NATO-s dhe BE-së, gjë që nuk është mirë për shtetin.

“Nuk ka opsion më të mirë se integrimi në BE. Nëse dikush mendon se me izolim ekonomia do të lulëzojë, gënjehet, ose gënjen. Dallojmë si qielli me tokën, për atë ju thërras në mobilizm maksimal dhe dalje në zgjedhje”, deklaroi Pendarovski. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply