Lajme nga Kosova

Taksa 100% përplas Apostolovan e Haradinajn në trevjetorin e MSA-së

11:29, 1 Prill 2019

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se taksa 100% është njëra ndër vështirësitë të cilat iu janë krijuar zbatimit të MSA-së.

Apostolova, këto deklarata i dha sot në kuadër të trevjetorit të MSA-së në Kosovë, ndërsa theksoi se tarifat e tilla e bëjnë Kosovën më pak vend atraktiv për të investuar, njofton Klan Kosova.

”MSA është kontrata e parë që është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës më 2016. Kjo aprovon të gjitha politikat e BE-së në Kosovë”.

”Është në dorën e Kosovës çfarë të zgjedhë për qytetarët e saj. Kjo nuk sjellë vetëm benefite por sjell edhe përgjegjësi”.

”Kjo nënkupton që edhe Kosova ka obligime si luftimi i korrupsionit, reforma në administratë, në tregun e lirë. Derisa është bërë progres në disa lëmi, fatkeqësisht ka pasur edhe disa vendime që biejnë në kundërshtim me rregullat”.

”Këtu përfshihet taksa 100%, e cila shkel marrëveshjen e CEFTA-s. Do të thotë që kushdo që bënë tarifa të tilla jo vetëm shteti i Kosovës por secili shtet tjetër, i bënë dëm ekonomikisht vendit”.

”Ne si BE për çdo vit ndajmë miliona për fusha të ndryshme për investime në Kosovë, por jemi të zhgënjyer për mënyrën e implementimit të këtyre projekteve të financuara, e disa edhe kanë deshtuar, janë anuluar si shkak i menaxhimit jo të mirë”.

”Ka ngecje të zbatimit të MSA. Implementimi sa më i madh i MSA do të thotë afrim edhe më i madh i popullit të Kosovës karshi Bashkimit Europian”.

”Ne jemi të zhgënjyer me liderët shtetëror të Kosovës, për mënyrën e vendimeve dhe menaxhimit të procesit të kësaj agjende”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply