Lajme nga Shqipëria

Vrasja e 2 vëllezërve, Veliu jep fjalën: Kjo ngjarje do zbardhet

TIRANË

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në emisionin “A Show” në News 24  u shpreh i bindur se ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbetën të  vrarë dy vëllezër do të zbardhet në kohë rekord.

Ai tha se qyteti i Shkodrës vijon të jetë një qark problematik, ndërsa solli të dhëna që tregojnë se vrasjet në qytetin verior nuk kanë nisur së fundmi, por sipas tij, që nga viti 1999 janë shënuar plot 96 ngjarje me armë.

Duke folur për grupet kriminale, Veliu pohoi se në Shkodër është goditur një grup kriminal, por edhe pjesa e fajdeve, ku vetëm disa ditë më parë u arrestuan mbi 10 persona si të përfshirë në këto skema. Ai tha se po hetohen edhe grupe të tjera kriminale, ndërsa ky proces shtoi ai, është në fazën e dokumentimit të provave ligjore.

“Ne kemi bërë ndryshime edhe në qarqet e tjera. Ju jeni dëshmitar ku në 2018 u godit një ndër grupet kryesore në Shkodër, që u arrestuan disa persona, por edhe një grup tjetër i fajdeve me prangosjen e 15 personave. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është shumë i përhapur.

Ne kemi bërë studimin e të gjithë kriminalitetit në qytet dhe në të gjitha qarqet. Një grup është goditur, grupet e tjera janë nën hetim. Koha e hetimit është duke u maturuar. Informacionet e grumbulluar duhet të kthehen në prova dhe t’i dërgojmë pastaj në prokurori. Absolutisht ne i kemi të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të dominuar mbi kriminalitetin.

Panorama e bashkëpunimit të policisë me komunitetin është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Për të patur një çelës suksesi e bazojmë tek besimi me qytetarët. Nga njoftimi që bënë qytetarët vjet në Lezhë shpëtuan dy persona nga vrasja, ndërsa ka patur edhe sekuestrim armësh. Në Shkodër kemi një situatë ku edhe qytetarët ngurrojnë të japin informacion për policinë. Të bëhen pjesë për kontributin e tyre, që konstatojnë një kundra vajtje etj. Le të na provojnë, të raportojnë. Drejtori i ri në Shkodër ka eksperiencë ta madhe në Policinë.

Vendosja e Brahimit në krye të Policisë së Shkodrës është vendim kolegjial dhe është njëherësh kompetencë e Drejtorisë së Policisë. Ministri nuk ndërhyn në kompetencat e Policisë së Shtetit.  Shkodra është vend kufitar. Shkodra ka problematika. Nuk kam ardhur  këtu për t’u shfajësuar, por për të treguar edhe punën e jashtëzakonshëm që po bën aktualisht policia. Nga shkurti i 1999 deri sot vetëm në qarkun e Shkodrës janë plot 96 ngjarje me armë të pazbuluara. Kjo nuk është shfajësim. Ky numër ka ardhur duke u ulur. Fuqia zbuluese është 50 për qind. Kjo do të thotë se ne po punojmë. Ngjarja do të zbardhet. Të jeni të sigurtë se kjo ngjarje do të zbardhet”, tha Veliu.

(n.m/BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply