Lajme nga Maqedonia

Cipras arrin në Shkup – TV-SHENJA

Në aeroportin e Shkupit ka ateruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras. Ai u prit nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Cipras është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin.
Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Ciprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.
Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply