Kuriozitete

Ky fshat i vogël danez do të ketë ndërtesën më të madhe në Evropë

Fshati i vogël rural Brande në Danimarkë do të ketë kullën më të lartë në Evropën Perëndimore, një rrokaqiell 320 metra i gjatë, shkruan The Sun.

I dizajnuar nga arkitekti i njohur danez, Dorte Mandrup, rokaqielli do të jetë 10 metra më i gjatë se The Shard i Londrës, dhe do të mund të shihet nga çdo drejtim prej 37 miljeve larg.

Brande është një fshat i qetë, tre orë larg prej Kopenhagës, dhe ka vetëm 7000 banorë, përcjell Gazeta Express.

Ndërtesa do të jetë baza e re për gjigandin e modës Bestseller, që u krijua në këtë qytet të vogël në 1975, dhe tani ka në pronësi të saj edhe brendet e mëdha si Jack&Jones dhe Mamalicious.

Anders Krogh Vogdrup, udhëheqës i ndërtimit, tha në një deklaratë: “Për më shumë se 30 vite, ne kemi qenë shumë të lumtur që kemi shtëpinë tonë në Brande, dhe ndjejmë që jemi pjesë e komunitetit këtu.”

Ndërtesa masive do përfshijë një qendër tregtare, zyra dhe shumë kënde të lojërave dhe një qendër edukimi. /Express/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply