Lajme nga Shqipëria

Meta, lule aktores së madhe në spital: I uroj shërim të shpejtë

TIRANË

Aktorja e madhe e skenës shqiptare Margarita Xhepa feston sot 85-vjetorin e lindjes por fatkeqësisht ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vizituar në spital artisten e njohur ku i ka dhuruar dhe një buqetë me lule dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, shprehet Meta.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply