Lajme nga Bota

NASA shpall tri dizajnet më të mira për “shtëpitë” në Hënë, Mars dhe përtej (Foto/Video)

NASA ka ndërmarrë një hap tjetër për të bërë jetën interplanetare një realitet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi NASA ka emëruar tre finalistët kryesorë për sfidën e saj të radhës, që ka të bëjë me dizajnimin e një “shtëpie” në Mars.

Sfida, e cila filloi në 2015, ka parë ekipet që konkurrojnë për të dizajnuar “shtëpitë” e përshtatshme për Hënë, Mars dhe pse jo edhe përtej.

Siç bëhet e ditur, për nivelin e katërt të fazës së tretë të konkursit, 11 skuadrave iu kërkua të krijonin dizajne të plota duke përdorur softuerin e modelimit dhe video të shkurtra që shpjegonin zgjedhjet e tyre.

Secili model u vlerësua për paraqitjen arkitekturore dhe estetikën, si dhe për realizueshmërinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërinë e tyre, ndër tiparet e tjera.

Fazat e mëparshme u përqendruan në paraqitjet arkitekturore dhe teknologjitë e nevojshme për të ndërtuar komponentët e secilës dizajn.

Ekipi i SEArch + / Apis Cor me bazë në Nju Jork fitoi vendin e parë me strukturën e tyre unike, e cila është e mbushur me vrima të vogla për të lejuar futjen e dritës natyrale.

Ekipi i dytë ishte ai i grupit “Zoperhous” ndërsa i treti “Inkubatori i Marsit”, një grup inxhinierësh dhe artistësh, që treguan një dizajn modular të përbërë nga katër hapësira të dallueshme, përfshirë një për bimët në rritje.

Të tre ekipet ndanë një çmim prej 100,000 dollarë mes tyre.

Në raundin e ardhshëm, të vendosur për fillim të muajit maj, finalistët do të modelojnë dizajnet e tyre 3D, ndërsa konkurrojnë për një çmim prej 800,000 dollarë.

Konkursi është vetëm zhvillimi më i fundit në misionin e NASA-s për të dërguar njerëzit në Hënë dhe, përfundimisht, në Mars.

Ndryshe, nëntorin e kaluar, agjencia njoftoi se nëntë kompanitë amerikane kishin të drejtë për të konkurruar për kontratat 2,6 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për të ofruar shërbime në hënë, dhe në vitin 2017, presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën e Politikave Hapësinore 1 për “rifokusuar programin hapësinor amerikan në eksplorime dhe zbulime njerëzore”. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply