Lajme nga Kosova

Në Prishtinë sot shënohet Dita Botërore e Autizmit

7:28, 2 Prill 2019

Në Ditën Botërore të Autizmit edhe në Prishtinë do të shënohen aktivitete sensibilizuese për personat me autizëm.

Organizata joqeveritare “Autizmi Flet” organizon disa aktivitete me moton “Bashko pjesën tënde” në shehin “Zahir Pajazit”, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu, do të grumbullohen fonde për fëmijët me autizëm dhe do të ngritën 20 fenerë në qiell.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply