Lajme nga Shqipëria

Rama: Basha qyl ka vetëm qofte, te gjyshi Sali. Mona lexon yjet

LIBRAZHD

Kryeministri Edi Rama nga Librazhdi u ndal gjerë e gjatë te kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Rama, komentoi të dy rivalët e tij, ndërsa nuk kurseu batutat për ata të dy. Sipas Ramës, e vetmja gjë që mund të marrë qyl Basha janë qoftet te ‘gjyshi Sali’. Shënjestrës së kryeministrit Rama nuk i mungoi as Kryemadhi, për të cilën tha se lexon fixhan, yje, sytë dhe ndaj nuk i duhet pushteti.

“Unë nuk mund të them se në Shqipëri nuk kemi probleme me korrupsionit. Janë mbi 600 punonjës të administratës që janë larguar nga puna se nuk ia janë përgjigjur si duhet qytetarit. Kanë parë një xhaje aty dhe i kanë thën ik xhaje se kam pune.

Dhe për të bërë më të mirën e mundshme, sot pashë lindjet në Bashkinë e Librazhdit, janë 63 nëna që kanë lindur, deri sot që flasim. Sot për bebet japim një bonus që është 8-fishi kur janë fëmijë vetëm.
Sot kemi më shumë mundësi, nga ç’kishim vitin e kaluar. Si ta lëmë këtë punë në mes, se kemi hallin e Lulit dhe Monikës. Ata duan tepsinë, tepsinë nuk ka. Po luftojmë çdo ditë që tepsinë ta çojmë për Skrap. Kemi edhe ne shumë njerëz që nuk e meritojnë besimin tonë. Kjo nuk është diçka që bëhet sot për sot, kjo është luftë e përditshme. Ne e kemi përgjysmuar tarifën për fëmijët që çoni në Universitet. Se nuk do paguani ju ne taksat për ata që janë me 5.
Ama atyre që janë me ndihmë ekonomike, ia paguajmë tarifën 100%. Ta lejmë këtë përgjysmë dhe t’i japim bursë Lulit dhe Monës. Mona nuk ka nevojë për bursë se sheh filxhan, sheh yjet, shef te sytë e tjetrit. Unë se kuptoj për çfarë i duhet pushteti Monës. E provuam njëher ia dhamë ça kërkojë dhe nuk e mbajti fjalën.
S’ka sesi ta mbajë fjalën ai. Se është mësuar të marrë gjëra qyl.

Gjëra qyl ka vetëm qofte, te gjyshi Sali. Jo, kjo nuk ka për të ndodh, hyjnë ata apo jo në zgjedhje ne do vazhdojmë drejt. Nëse ata nuk janë zgjedhje, do t’i marrim përsipër të gjitha Bashkitë dhe do qeverisim më mirë. Atyre jo vetëm nuk ia keni parë harjin, por vetëm sherr. Ata duan vetëm bojë dhe sherr dhe bojën e duan të zezë. Dhe ooo të gjithë. Kujdo që i del përpara, i kemi munduar me Saliun imagjino tani me Monën dhe Lulin dhe ata të lodhurit që dalin me tepsi.”-tha Rama.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply