Lajme nga Shqipëria

Rama: Mundëm Saliun me hordhi e nuk mundim dot Lulin?

LIBRAZHD

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, një nga njerëzit më të sulmuar nga opozita. Ai tha se Dako e mundi Saliun me hordhitë disa herë. Duke e parë si shënjestër të lehtë kreun e PD-së Lulzim Basha.

Madje Rama tha se do fitojë dhe në Kukës.
“Vangjush Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin. E mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij dhe nuk mundkërkemi dot Lulin? Lulin?
Më 30 qershor do i mundim dhe në Kukës, do i mundim shumë më thellë se ç i mundëm. Sepse s’ka demokratë të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar, çfarë ka bërë që kur humbën zgjedhjet? Zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri dhe jo duke qenë në qeveri në pozicione dosido, po duke pasur pozicione kyçe e agjencitë e mëdha shtetërore. Nga Hipoteka tek OSHE, legalizimet dhe patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve se e kanë merak”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply