Lajme nga Maqedonia

Raund i ri i bisedimeve mes grupeve punuese për ligjin e prokurorisë publike


Bisedat midis grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin duhet  të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, vazhdojnë nesër në ora 15:00, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, VMRO-DPMNE-ja me 65 amendamente për ligjin e prokurorisë publike ka për qëllim ta shkatërrojë Prokurorinë Speciale Publike dhe të ndërpriten të gjitha procedurat.

“Me ato amendamente shkatërrohet PSP-ja, shkatërrohen hetimet, procedurat parahetimore dhe hetimet që i ka marrë PSP-ja. Ato nuk janë amendamente që mund ta përmirësojnë tekstin”, tha Deskoska për TV21.

Ajo nuk është optimiste se do të arrihet marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, por, megjithatë, siç thotë nuk dorëzohen nga procesi i bisedimeve.

Ligji për prokurorinë publike sillet me dy të tretën e shumicës dhe është një prej kushteve për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply