Lajme nga Kosova

SBASHK pret vendimin e Gjykatës

12:49, 2 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar për situatën aktuale në arsim.

SBASHK tha se janë të vendosur që ta presin vendimin e Gjykatës, për të cilin u shprehën të bindur se do të jetë në favor të tyre, njofton Klan Kosova.

Jasharaj në këtë takim paraqiti edhe një mundësi para Bytyqit që kjo gjendje të zhbllokohet nëse ai bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9.

“Nëse MASHT dhe deputetët në një seancë të parlamentit ndryshojnë koeficientet për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të apelojmë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë mësimin për një javë në fund të vitit mësimor”, thuhet në komunikatë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply