Sports

Serie A, portieri që duhet mundur, Strakosha më i miri i muajit! – Balkanweb.com

Tomas Strakosha po kalon një moment fantastik në Serie A, nëse Lazio u rikthye në garë për një vend në Europë, kjo është padiskutim për meritë edhe të Strakoshës. Në 4 ndeshjet e fundit të Serie A, Strakosha ka pësuar vetëm dy gola, e të mendosh që për Lazion ishte kalendar “ferri” pasi luanin kundër rivalëve direkt si Roma e Inter. Pikërisht në këto dy takime të “zjarrta”, Strakosha ishte njeri i ndeshjes.

Në sfidën e fundit kundër ekipit ziklatër, portieri i Kombëtares “kyçi” portën duke treguar dhe një herë së është portier klasi. Mediat italiane e vlerësuan si lojtarin e ndeshjes ndërsa ‘gianlucadimarzio.com’ shkon dhe më tej duke konsideruar si portierin më të mirë të muajit:

Strakosha 1280×720

“Portieri më i mirë i muajit të fundit, ku Lacio e tij ka fluturuar lart në këto javë. Kundërshtari i radhës? SPAL në transfertë të mërkurën. Me Strakoshën në portë, duhet të ndihesh më i sigurt”, shkruhej në përshkrimin që i është bërë gardianit kuqezi. Falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, Strakosha është kthyer në objektin e shumë klubeve të mëdha europine, një prej tyre është dhe Inter, me ziklatërit që shijuan sërish “live” klasin e portierit shqiptar.
(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply