Sports

VIDEO/ I ngacmojnë të dashurën, portieri Anglisë sherr në pub – Balkanweb.com

Nis si një mbrëmje e bukur dhe përfundon me një sherr. Nuk është diçka e re, sidomos pas disa orësh të kaluara në lokal dhe në shoqërinë e alkoolit. Por kur bëhet fjalë për portierin e kombëtares së Anglisë, atëherë ngjarja merr të tjera ngjyrime.

Jordan Pickford ishte duke dalë nga një pab në Sunderland, kur u ndesh me disa tifozë të Newcastle, të cilët nisën ta ngacmojnë. Në fillim portieri i mori me sportivitet fjalët e tifozëve në lidhje me fizikun dhe performancën e tij sportive. Por kur ata nisën të ngacmojnë të dashurën e tij, atëherë Pickford shpërtheu duke u përplasur fizikisht. Të pranishmit ndërhynë dhe shuan shumë shpejt sherrin, por klubi i Evertonit, ku luan edhe Jordan Pickford ka bërë të ditur se ka nisur një hetim disiplinor në drejtim të portierit.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply