Lajme nga Maqedonia

Zaev: Presim dobi të madhe ekonomike nga Marrëveshja e Prespës


Maqedonia e Veriut do të ketë dobi të madhe ekonomike nga Marrëveshja e Prespës të nënshkruar me Greqinë, vlerëson në një intervistë për Frans pres, kryeministri Zoran Zaev.

Në vigjilje të vizitës së sotme zyrtare të homologut të tij grek, Aleksis Cipras në Shkup, Zaev thotë se me të vijnë edhe shumë biznesmenë grekë të interesuar për të investuar në vend.

“Vijnë përfaqësues të kompanive të mëdha të cilat kanë qarkullim vjetor prej miliarda eurove siç janë Motor oil, Mitilineos grup, thekson Zaev.

Kompanitë greke, siç thekson, tashmë kanë treguar interesim për më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka interesim për të investuar edhe në bujqësi dhe sektorë të tjerë.

Në kuadër të vizitës së sotme të Ciprasit në Shkup, do të mbahet edhe Biznes forum, në të cilin do të mbajnë fjalime dy kryeministrat. Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të më shumë se njëqind kompanive të mëdha dhe të mesme greke të cilat janë të interesuara për të investuar në vend.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply