Lajme nga Dibra

Protestë para Shpiljes shkaku i rrymës

Për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë për disa orë, qytetarët e Dibrës sot bllokuan rrugën në Dibër – HEC “Shpilje” dhe u kërkua që të mos ketë më ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Gjatë protestës u vunë në dukje dëmet e shkaktuara nga rryma në ekonomitë familjare dhe bizneset janë të mëdha dhe për të njëjtat janë ngritur padi.

Situata u qetësua pasi drejtori i hidrocentraleve të ELEM-it, Elektranat “Drini i Zi”, Sasho Korkut bisedoi me qytetarët që protestonin, transmeton DibraJon.

Ai shpjegoi situatën me ndërprerjet dhe tha se veprimet teknike në një pjesë të pajisjeve shkaktuan probleme të mëdha, gjë e cila ndikoi në furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Servisimi kryhet nga kompania e autorizuar “Konçar ING” nga Kroacia, të cili në kohën më të shkurtër të mundshme do t’a riparparojnë difekti.

Protesta përfundoi në mënyrë paqësore ndërsa drejtori Korkut pas përshëndetjes me protestue vuri në dukje se të gjitha projektet janë në interes të qytetarëve të Dibrës dhe shtoi se ai do të zgjidhë problemin e lartë përçuesit me qëllim që në rajonin e Dibrës mos ketë më probleme të furnizimit me energji elektrike.

The post Protestë para Shpiljes shkaku i rrymës appeared first on DibraJon.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply