Lajme nga Dibra

Kryetari i KSHZ-së për vizitë në KKZ – Dibër

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe bashkëpunëtorët e tij sot e vizituan Komisionin komunal zgjedhor në Dibër, kur nga kryetarja Ermira Bakalli u informuan për aktivitetin e KKZ-së për zgjedhjet lokale për kryetar të komunës.

Bakalli informoi se deri në këtë moment janë ndërmarrë të gjtiha aktivitetet e nevojshme në pajtim me Ligjin, transmeton DibraJon.

Drejtori i Institutit nacional demokratik, Kris Hershou, gjatë takimit u interesua për fushatën zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për zgjedhjet lokale për kryetar të komunës në Dibër.

Në takim u shpreh kënaqësia nga fushata e qetë dhe korrekte mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për shqiptarët.

Bakalli informoi se në Komunën e Dibrës numri i përgjithshëm i votuesve është 18.625 përderisa numri i vendvotimeve është 27.

Derkoski tha se ai është i kënaqur nga fushata e deritanishme zgjedhore si president ashtu edhe për kryetarë komunash në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

Lidhur me dinamikën e fushatës presidenciale, kryetari i KSHZ-së theksoi se, fushata po zbatohet qetë me incidente të vogla, por, siç tha, në përgjithësi deri më tani fushata është e mirë.

Njëherit, kryetari i KSHZ-së në Dibër realizoi takime edhe me përfaqësuesit e shtabeve zgjedhore të të dy kandidatëve për kryetarë të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për shqiptarët.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply