Lajme nga Kosova

Aktakuzë ndaj burrit nga Novobërda që mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10 vjeçare

17:31, 12 Prill 2019

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars 2019.

Aktakuza ndaj tij është ngritur pas dyshimit se ai ka mbajtur të lidhur me zinxhir vajzën e tij dhjetë vjeçare, njofton Prokuroria, transmeton Klan Kosova.

“Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zinxhirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë”, thuhet në kumtesë.

“I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin”.

Ndaj të pandehurit rëndon vepra penale ‘’Privim i kundërligjshëm i lirisë’’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply