Lajme nga Shqipëria

Bashkia merr 11.5 mln euro kredi nga BERZH

11,5 milionë euro do të investohen në një sërë projektesh publike në kryeqytet. Këto para janë siguruar falë një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Evropiane të Investimeve.

Kemi përzgjedhur projekte me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të Tiranës në transport, në lëvizshmëri, në sistemimin e rrjetit ujor, në parandalimin e përmbytjeve, dhe besoj se është fillimi i një marrëveshjeje dhe i një marrëdhënie afatgjatë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

“Është kënaqësi, pasi ky është fillimi i një bashkëpunimi të madh me qytetin e Tiranës. Kjo është ajo ku ne duam të shkojmë, bashkë me Fondin Evropian në bashkëpunim me Delegacionin Evropian këtu në Tiranë. Besojmë se ky projekt do ta bëjë Tiranën edhe më të bukur”, u shpreh përfaqësuesi i BERZH, Matteo Rivellini.

Kryebashkiaku vlerësoi bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Evropiane për Investim për të punuar për një Tiranë evropiane, si në infrastrukturë, ashtu edhe në kulturë.

Tv KLan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply