Lajme nga Kosova

Daçiq takon kryediplomatin gjerman, flasin për dialogun e Brukselit (FOTO)

14:15, 12 Prill 2019

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq u takua sot në Varshavë, në margjinat e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të pjesëmarrësve të “Procesit të Berlinit”, me homologun gjerman, Heiko Maas.

Në takim siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë  është rënë dakord që kryediplomati gjerman të vizitojë Serbinë.

Përveç bashkëpunimit dypalësh midis Serbisë dhe Gjermanisë, bisedimet përfshinin, ndër të tjera, edhe situatën aktuale në rajon, me vëmendje të veçantë mundësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe hapat e mëtejshëm të mundshëm në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply