Lajme nga Kosova

Duhen dëshmi të dokumentuara se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK, aspekti verbal vështirë të besohet

19:03, 12 Prill 2019

Analisti Ilir Mirena ka thënë se nëse nuk ka ndonjë dëshmi të dokumentuar për çështjen e të qenit Glauk Konjufca pjesë e SHIK-ut, është e vështirë të besohen deklaratat e Dardan Molliqajt në aspektin verbal.

”Kur dëgjova për deklaratat e fakteve, unë kam pritur që do të dalë me një dokument të shkruar, sepse është e vështirë të besohet diçka në aspektin verbal”.

”…sepse del në fund të fundit edhe Fadil Lepaja e mohoi këtë gjë”.

Mirena në Info Magazine theksoi që ndonëse pati raporte të mira mes Vetëvendosjes dhe PSD-së, ndarja dhe ky ballafaqim po zgjat më shumë sesa ishte paramenduar, njofton Klan Kosova.

”Dashuria aq e madhe po del të jetë ndarje e dhimbshme. Është prit të zgjas disa muaj por kjo ndarje dhe ky ballafaqim mes VV-së e PSD-së, po zgjatë fatkeqësisht ende”.

”Dje e patëm një seancë tragjikomike, për të gjetur zgjidhje për dicka që vet e kanë shkaktuar”.

”20 vjet pas luftës, ende tentohet të sillen në studio televizive cështja e SHIK-ut dhe të provohet të fitohet kredit me këtë çështje s’ka më keq. Vetëvendosje ka arrit t’ju tërheq në lojën e tyre”.

”Edhe PSD edhe Vetëvendosje më mirë të merren me alternativat politike sesa të vazhdojnë me këto debate dhe shpifje ndaj njëra tjetrës”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply