Lajme nga Maqedonia

“Falja”, vazhdon heshtja e Ivanovit dhe kabinetit të tij


Heshtja është përgjigjja e vetme që vjen nga zyra presidenciale e Gjorge Ivanovit në pyetjen nëse do t’i falë të dënuarit për 27 prillin. Mbetet e panjohur gjithashtu se cilët nga të dënuarit kanë dorëzuar lutje për falje në rezidencën në Vodno. Por, edhe nëse në atë grup eventualisht bëjnë pjesë edhe organizatorët e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkoski, për të cilët prokuroria po kryen hetim të posaçëm.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Temelko Ristevski, beson se juristët në zyrën e Ivanovit nuk guxojnë ta këshillojnë të bëjë një veprim të tillë. Sepse , me falje, ai do të bëjë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit për falje.

Neni 11 i cili i mundëson Presidentit të Republikës, pa procedura të rregullta të amnistoj, është shfuqizuar. Është vendosur jashtë sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë. Duke pasur parasysh se ky Nen është jashtë sistemit ligjor të Republikës, procedura patjetër duhet të kalojnë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Procedura e rregullt, për këtë mendoj. Duke pasur parasysh se tani jemi në fushatë zgjedhore, një procedurë e tillë nuk lejohet absolutisht, atë e ndalon edhe Kodi Zgjedhor – u shpreh Temelko Ristevski, profesor i të drejtës kushtetuese.

Përndryshe, Ristevski vlerëson se hyrja e dhunshme në Parlament është një akt jokushtetues, ndërsa për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues nuk ka mundësi për falje.

Nga Gjykata Penale thonë se asnjë prej 18 të dënuarve nuk kanë dorëzuar kërkesë për falje, të cilat më pas duhet t’i ridërgojnë në Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të përfundojnë tek Ivanovi. Përderisa në opinion ka interpretime të ndryshme nëse neni 11 i Ligjit për Amnisti është shfuqizuar ose jo, u shfaqën edhe disa dilema të reja. Nëse Presidenti Ivanov lejon amnisti, a do t’i nënshkruajë dekretet me emrin e ri Maqedonia e Veriut që të publikohen në Gazetën Zyrtare ose do t’i publikojë me Republika e Maqedonisë, duke hapur kështu mundësinë që ata të mos kenë vlefshmëri, sepse në këtë mënyrë do ta shkelte edhe Kushtetutën.

Alsat


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply