Lajme nga Bota

Fshati nuk kishte rrugë deri te dyqanet, vendosi ta marrë situatën në duart e tij – pa ndihmën e askujt ndërtoi rrugën 1.5 kilometra për 6 ditë (Video)

Keniani, Nicolas Muchami, nuk mund të priste autoritetet lokale që të bëjnë diçka, kështu mori në duar vetë tërë punën, duke ndërtuar rrugën nga fshati që kalonte midis maleve dhe qonte deri tek dyqanet më të afërta, me qëllim që bashkëpunëtorët e tij ta kishin më të lehtë punën.

Duke përdorur sëpatë, kazme dhe lopatë, Muchami ka arritur ta ndërtojë rrugën prej një kilometër e gjysmë dhe atë për vetëm gjashtë ditë, dhe i nevojitet edhe pak që ta përfundojë të tërën, transmeton Telegrafi.

Banorët e Murangës, rreth 80 kilometra në veri të Najrobit, për vite të tëra janë detyruar ta shfrytëzojnë rrugën më të gjatë prej katër kilometrave për të arritur në fshatin Kagande, dhe që qonte drejt shitoreve.

“Kam shumë energji dhe për këtë vendosa të kryej vullnetarisht këtë punë”, ka deklaruar Nicolas.

Muchami kishte punuar nga 17 orë në ditë nga e hëna deri të premten, me qëllim që ta përfundonte rrugën para se të binte shi.

Banorët e zonës janë habitur se si Muchami i cili merret me punë të ndryshme për të mbijetuar, kishte dalë vullnetar për një punë kaq të madhe, duke mos pranuar t’i paguajnë as edhe një qindarkë.

“Derisa punoja të gjithë më pyesnin nëse po paguhesha për këtë”, ka shtuar ai.

Por, edhe pse rruga nuk ka përfunduar e tëra, banorët po e shfrytëzojnë, kurse Nicolas thotë se ky fakt po e bën shumë të lumtur. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply