Lajme nga Shqipëria

“Fund ditëve të marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar”

Zëvendës Ambasadori në Detyrë i SHBA, Dan Koski në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaroi se: “Për të gjithë investitorët e mundshëm, si kompani amerikane ashtu edhe ato perëndimore, kam ardhur me një mesazh: sistemi ligjor i Shqipërisë po ndryshon dhe një klimë më e mirë biznesi ju pret këtu”.

Në fjalën e tij, zv.ambasadori amerikan tha se “Shtetet e Bashkuara, kanë besim se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, e cila është më e mirë për bizneset tuaja dhe për të gjitha kompanitë amerikane të frymëzuara për të investuar në Shqipëri”.

“Një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar më në fund të mbahen përgjegjës. Ditëve të marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar po u vjen fund. Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar do të sigurojë tek bizneset e ligjshme besimin që interesat e tyre do të mbrohen”, tha zv.ambasadori.

Më tej, ai vuri në dukje se një sistem gjyqësor i reformuar do të zbatojë paprekshmërinë e kontratës. Ai thekson se një sistem ligjor i drejtë dhe i pavarur do t’i nxisë bizneset të kërkojnë regjistrim zyrtar dhe do të pengojë aktorët e pandershëm të paguajnë ryshfet për të shmangur detyrimet e tyre tatimore.

Gjithashtu, zv.ambasadori amerikan tha se një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronës së patundshme.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply