Lajme nga Shqipëria

I burgosuri shqiptar vret grekun, pamjet e rënda të krimit

GREQI

Media greke “Zougla.gr” raporton gjerësisht përplasjen fizike dhe dhunën barbare që ushtroi një i burgosur shqiptar ndaj një 44-vjeçari grek. Shqiptari e dhunoi grekun barbarisht, aq sa ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në njërën prej qelive të burgut të Karidhalos në shtetin fqinj. I burgosuri M.M. po flinte në qelinë e tij në dyqanin psikiatrik të Korydallos. Ai ishte dënuar për çështje droge e kishte edhe pak kohë e do lirohej nga qelia.

Më 27 shkurt 2019, ndërsa po flinte në qeli, M.M u dhunua barbarisht nga shqiptari. Ky i fundit ishte në burg për kalim të paligjshëm të kufirit grek. Edhe shqiptari do të dilte prej andej për pak kohë. Shtetasi nga Shqipëria e dhunoi të burgosurin grek, duke e goditur thuajse në gjitha pjesët e trupit, në kokë, në fytyrë, në duart, gjoks e këmbë.

Pas marrjes së njoftimit për dhunë të rëndë, stafi i burgut ngriti alarm dhe e dërguan pacientin në spitalin Nikaia. Mjekët këtu thanë se greku kishte nevojë për mjekim edhe më mëtejshëm dhe e dërguan në spitalin e Tzanei. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai dënuari grek nuk shpëtoi dot, pasi kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse.

Kur greku ra pre e dhunës, nga data 27 shkurt deri më 2 mars 2019, familja e tij nuk dinte asgjë. Askush, as nga stafi i burgut nuk e konsideroi gjendjen e tij kaq të rëndë sa të lajmërojë familjarët. Mjekët thanë se dhuna kishte qenë barbare dhe greku kishte marrë lëndime të tmerrshme, duke ia marrë jetën.

Media greke “Zougla” ngre disa pyetje për autoritetet, nga ajo se përse i burgosuri grek u la në një vend me të burgosurin shqiptar, deri te ajo se përse familjarët nuk janë informuar në kohë për gjendjen e rëndë. Ndërsa, kjo media thotë se duket habi sesi dhuna ka shpërthyer kaq tmerrshëm në burgjet e Greqisë.

(d.xh/ Balkanweb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply