Lajme nga Kosova

Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarit e vrasjes në Skënderaj

19:18, 12 Prill 2019

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit H.F dhe K.I nga fshati Vajnikë i Skënderajt.

Të dy dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi e paautorizuar e armëve”.

Tek H.F dhe K.I ekziston dyshimi i bazuar pasi ata më 08.04.2019 rreth orës 16:30 e kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe për t’i fshehur gjurmët e kanë djegur automjetin e markës “Passat”, ku gjendej edhe trupi i viktimës, njofton Prokuroria Themelore në Mitrovicë përcjellë Klan Kosova.

Aktualisht të dyshuarit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim për 48 orë.
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply