Lajme nga Kosova

Këto janë faktet që tregojnë se Glauk Konjufca ishte në SHIK

10:35, 12 Prill 2019

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dhënë disa fakte që sipas tij tregojnë se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ai është angazhuar në SHIK më 2000-2001, është paguar 150 marka, rekrutimin e tij e ka bërë Fadil Lepaja, ai ka bërë përpunimin e të dhënave, ndërsa arsyeja e largimit të tij ishte paga e ulët”, ka thënë Molliqaj në seancën e Kuvendit.

“Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë se Glauku ka qenë zyrtarë në SHIK”.

Më shumë rreth përplasjes Molliqaj-Konjufca që kishte ndodhur më 2 shkurt në Kuvend: 

Dardan Molliqaj: Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut

Glauk Konjufca përgjigjet shkurt, pas akuzës se ka qenë pjesë e SHIK-ut

klankosova.tv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply