Sports

Mbijetesa e Tiranës, prova e parë e zjarrit quhet Teuta – Balkanweb.com

Tirana nuk po kalon një moment aspak të mirë si në rezultate ashtu edhe në aspektin psikologjik, me bardheblutë që po ndjejnë gjithmonë e më shumë presionin e Kastriotit, i cili ka arritur ta ngushtojë diferencën me 3 pikë me ekipin e Ardian Memës.

Kryeqytetasit suksesin e fundit në kampionat e kishin regjistruar më 22 shkurt me fitoren ndaj Skënderbeut, ndërsa deri në fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës, nuk kishin mundur të siguronin 3 pikët prej një muaji e gjysmë. Kjo, por edhe akuzat e trajnerit Mema për lojëra tavolinash nga ekipet e tjera, kanë rritur shumë presionin te Tirana, që ndaj Teutës në Durrës luan provën e parë të zjarrit, pasi bregdetarët vijnë nga eliminimi në Kupë dhe dy humbje radhazi në kampionat.

Më pas një tjetër sfidë delikate, ajo ndaj Kukësit pretendent për titull, për të shkuar te derbi i parë i mbijetesës në fazën e fundit, ai ndaj Luftëtarit. Në javën e 32-të Tirana pret Skënderbeun për të zhvilluar më pas derbin e madh të kryeqytetit ndaj Dinamos. Java e 34-ët rezervon derbin e dytë të mbijetesës, përballjen ndaj Kastriotit.

Dy sfidat e fundit, ajo ndaj Laçit dhe Flamurtarit janë gjithashtu delikate, por te Tirana diçka e kanë të qartë: mbijetesa nuk duhet lënë për ndeshjen e fundit, pasi kujtimet e së shkuarës së afërt janë të hirdhura.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply