Lajme nga Maqedonia

Në gjykimin “Trajektorja” lexohen stenograme nga Kuvendi

Prokurorja Lile Stefanova ka lexuar stenogramë nga Komisioni parlamentar për transport dhe lidhje, në vazhdimin e sotëm të seancës gjyqësore për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore” Lupço Georgievski. Në këto stenograme nga debati i komisionit parlamentar, u lexua diskutimi i deputetit të atëhershëm të LSDM-së, Jani Makraduli i cili deputetëve u theksoi se shuma për ndërtimin e autostradave është shumë e lartë në krahasim me rrugët e njëjta të tilla të cilat janë ndërtuar në vendet fqinje. Ish ministri i Transportit, Mile Janakievski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndaj diskutimit të Makradulit reaguan duke thënë se shkalla bankare e fqinjve ishte 2,5 për qind, ndërsa, për ne ajo arrin 2 për qind. Si arsyetim tjetër për çmimin e lartë për ndërtimin e autostradave në vend, deputetët e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, kishin theksuar edhe konfiguracionin e ndryshëm në terren. Të akuzuarit në këtë lëndë, Prokuroria Speciale i rëndon me akuzën se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i tejkaluar autorizimet e tyre. Dëmi që i është shkaktuar buxhetit shtetëror me këto veprime vlerësohet të jetë të paktën 155 milionë euro. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply