Lajme nga Kosova

Pacolli: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

KOSOVE

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka zhvilluar takim me homologun gjerman, Heiko Mass në Varshavë të Polonisë. Përmes një postimi në llogarinë  e tij të “Facebook”, Pacolli shkruan se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në shkrimin  e tij, Pacolli vlerëson edhe kontributin e Gjermanisë ndër vite ku edhe e cilëson si një nga përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës.

“Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.

Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar çlirimin, pavarësimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.

Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intensifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.

Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësinë e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrëveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

Njoftova ministrin Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut.

I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësinë e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron.”-shkruan Pacolli.

(BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply