Lajme nga Maqedonia

Policët marrin aplikacion telefonik për monitorimin gjatë zgjedhjeve presidenciale (Video)

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi aplikacionin e telefonit, i cili do të tregoj veprimet e zyrtarëve policor gjatë kohës së zgjedhjeve. Këtë aplikacion siç bëri të ditur ministri Oliver Spasovski, e kanë punuar në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup dhe në të njëjtin mund të kenë qasje edhe qytetarët.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Aplikacioni ka të bëjë me veprimin dhe autorizimin e zyrtarëve policor në kohën e procesit të votimit, i cili mund të jetë i shkarkuar në telefona android, nga web faqja e MPB-së. Këto janë aplikacione moderne teknologjike, të cilat duhet t’i ndjekim sepse trendi i inovacioneve ndiqet edhe në kurset e vazhdueshme të zyrtarëve policorë. Pra këtë aplikacion mund ta shkarkojnë të gjithë qytetarët dhe të shohin se cilët janë kompetencat, të njoftohen me veprimet e zyrtarëve policorë dhe në të njejtën kohë këto të fundit do të mund ta kalojnë këtë kurs tani për të vepruar gjatë zgjedhjeve dhe procesit të votimit”.

Shefi i misionit të OSBE-së Klemens Koja tha se përparsitë e njohjes së kësaj platforme janë sepse ajo mundëson zvogëlim të shpenziemeve për stërvitje, mundëson fleksibilitet dhe efikasitet, poashtu edhe shpenzon kohë për stërvitje.

Klemens Koja, ambasador i OSBE-së

“Jemi këtu jo vetëm për të promovuar e-platformën, por gjithashtu edhe këtë aplikacion telefoni i cili do t’u ndihmojë zyrtarëve policor për realizimin e rolit të rëndësishëm të tyre, në sigurimin e rendit dhe stabilitetit gjatë kohës së zgjedhjeve”.

Udhëheqësi i Qendrës për Stërvitje Idrizovë Goce Baçanov njoftoi se ata kanë përgatitur përmbajtjen e aplikacionit, si në pjesën ligjore poashtu edhe në pjesën e procedurave.

Goce Baçanov, udhëheqës i Qendrës për Stërvitje në Idrizovë

“Për herë të parë në historinë e stërvitjeve policore, zyrtarët policorë kanë mundësi ta kenë në telefonët e tyre, ta shkarkojnë dhe në të njejtën kohë kjo do të jetë në dispozicion edhe për qytetarët. Kjo do të thotë përgjegjësi e dyfishtë, pra përgjegjësi për Qendrën për Stërvitje e cila e ka përgatitur përmbajtjen edhe për zyrtarët policor”.

Ky aplikacion është pjesë e projektit, mësimi në mënyrë elektronike, që mbështet nga misioni i OSBE-së në Shkup dhe është i disponueshëm  për Android dhe ITune. Emine Ismaili /SHENJA/               


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply