Lajme nga Shqipëria

Rama takon kryeministrin kinez. Premtimi për shqiptarët

KROACI

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral me homologun kinez Li Keqiang, gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës. Në takim, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Rama i kërkoi homologut Li heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve. Heqja e vizave sipas Ramës do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply