Lajme nga Maqedonia

Shkupi dhe Sofja e shqyrtojnë mundësinë për festim të përbashkët edhe të Goce Dellçevit

Në takimin e pestë dyditësh të Komisionit të përbashkët për çështje arsimore dhe historike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, që u mbajt në Sofje, është shqyrtuar mundësia për festim të përbashkët edhe të Goce Dellçevit. Në takimin që në datat 10 dhe 11  të këtij muaji  u mbajt në Sofje, janë shqyrtuar disa çështje nga interesi i punës së Komisionit në pajtim me Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. “Në takimin Komisioni i ka shqyrtuar vërejtjet e ndërsjella të këmbyera për librat bullgar të historisë për klasën e 5-të dhe librat e Maqedonisë  nga lënda e historisë për klasën e 6-të, përkatësisht për periudhën  e antikës. Megjithatë, Komisioni ka udhëhequr diskutim  në lidhje me disa pjesë të caktuara të cilat mund të përmirësohen. Në lidhje me këtë çështje komisioni  plotësisht do të dorëzojë  propozim me  rekomandime konkrete deri te qeveritë  dhe ministritë adekuate. Gjithashtu,  në takim ishte filluan debati për vlerën e Goce Dellçevit në të dy shtetet dhe rreth mundësive për festim të përbashkët të Goce Dellçevit. Diskutimi për këtë çështje do të vazhdojë në takimet e ardhshme”, kumtoi ekipi i Maqedonisë së Veriut gjatë Komisionit të përbashkët për çështje arsimore dhe historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply