Lajme nga Shqipëria

Supergrabitja/ Agron Duka: Krimi hodhi në tokë sigurinë kombëtare

TIRANË

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend, konkretisht për supergabitjen e Rinasit dhe përdorimin e gazit lotsjellës ndaj banorëve të Bregut të Lumit.

Me një reagim në “Facebook”, Duka pohon se guximi i krimit i cili hodhi në tokë sigurinë kombëtare në pak minuta, tregoi realitetin e hidhur në të cilin jetojnë shqiptarët.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga protesta kombëtare e opozitës së bashkuar, kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftoi të gjithë qytetarët të dalin nesër në sheshin e protestës.

“Gazi lotsjellës ndaj banorëve Bregut të Lumit dhe guximi i krimit për të hedhur në tokë, në pak minuta, sigurinë kombëtare, treguan realitetin e hidhur përballë nesh në fare pak ditë. Na treguan një pushtet të fortë me të vobektët dhe të vobektë me të fortët. I cili, me kryeneçësi dhe arrogancë, struket pas frikës të humbjes së ofiqeve, duke iu kundërvënë, me gaz lotsjellës dhe tela me gjemba, shpresës të shumicës për ndryshim.

Jo të ndryshimit të një qeverie me një tjetër. Por të një sistemi të keq, që e solli sërishmi vendin në zgrip të kolapsit institucional, me një sistem të ri, të drejtë dhe realisht demokratik. Që lejon një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, me të cilin mund t’i bëjmë ballë sfidave të shumta të shoqërisë sonë.

Nesër, në orën 18:00, do të jemi edhe një herë në shesh për të çuar një hap përpara marshimin e përbashkët drejt krijimit të këtij sistemi. Të bindur se zgjidhjen nuk do ta sjellë njëri tjetër veç atyre që aspiratat, ëndrrat dhe të ardhmen e shohin këtu. Në një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më drejtë”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply